Sot dhe nesër temperaturat shkojnë deri në 15 gradë Celsius

Sot dhe nesër do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta përgjatë këtyre dy ditëve, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja.

 

Reklama