Sot dhe nesër kulminacioni i të ftohtit!

Masa mjaft të ftohta ajrore po mbizotërojnë në territoret tona të përqëndruara në viset tona kontinentale dhe temperaturat janë dukshëm nën vlerat mesatare për periudhë kohore gjë që mund të konsiderohet si një ekstrem i llojit të vet, sidoqoftë kjo ka ndodhur edhe më herët dhe ndodhë nganjëherë si pasojë e qarkullimit të masave ajrore globale.

Në këto çaste masa e ftohtë ajrore gjendet pikërisht mbi territorin e Kosovës më e theksuara dhe kështu pritet të jetë edhe nesër (e premte), por me tendencë të fillimit të rritjes graduale të temperatures.

Vranësirat në pjesën më të madhe janë të thata, por vende-vende po kushtëzojnë riga ose rrebeshe shiu e në disa male të larta fjolla bore. Kjo masë esktreme e ftohtë ajrore pritet të largohet nga rajoni ynë gjatë fundjavës./MeteoBallkan