Sonte te Ura e Fshejtë, aktivitet me bashkëatdhetarët

Sot duke filluar nga ora 20:00, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me shoqatën shqiptaro-suedeze Meshari, mbajnë aktivitetet me bashkëatdhetarët.

Sipas njoftimit, ky aktivitet do të mbahet te Ura e Fshejtë.

Siç bëhet e ditur, aktiviteti është i hapur për të gjithë dhe për qëllim ka bashkimin e mërgimtarëve me qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në vend.

Komuna e Rahovecit, bashkë me shoqata të ndryshme, ka organizuar disa ngjarje për nder të ardhjes së mërgimtarëve gjatë muajve të verës.

Reklama