Sonte ndeshja e tretë finale Rahoveci-Prishtina, a do të befasojnë vreshtarët edhe sonte

Sonte do të zhvillohet ndeshja e tretë finalë mes Klubit Basketbollistik Rahoveci dhe Z Mobile Prishtina.

Dy ekipet që do t’i zhvillojnë pesë ndeshje për t’u bërë kampione të Superligës së Kosovës në Basketboll, kanë fituar nga një ndeshje ndaj njëra-tjetrës deri tani.

Ndeshjen e parë e ka fituar Prishtina si vendase, e ndeshjen e dytë Rahoveci, po ashtu si vendës, në palestrën “Mizaher Isma”, shkruan RahoPress.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Të shpresojmë në një suskes të radhës të Rahovecit. /RahoPress/

Reklama