Sonte ndeshja e katërt në arenën “Mizaher Isma”, Rahoveci kërkon mbështetjen e vreshtarëve

Sonte duke nisur nga ora 20:30 do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e play off-it ndërmjet KB Rahoveci dhe Z Mobile Prishtina, në arenën “Mizaher Isma” në Rahovec.

Me fitoren e fundit të Prishtinës, si vendase, klubi nga kryeqyteti ka kaluar në avantazh ndaj Rahovecit, që ka një fitore kundër Prishtinës, po ashtu si vendës.

Ndeshja e katërt është vendimtare për Rahovecin. I duhet fitorja që ta sigurojë barazimin e ndeshjeve, në mënyrë që të shpresojë ende që të bëhet kampion i Superligës së Kosovës.

Ndërkohë, KB Rahobveci ka ftuar për mbështetje tifozët e vet, të njohur si vreshtarët.

Po ashtu, ka njoftuar se biletat janë në shitje edhe sot. /RahoPress/

Reklama