Somborkat e Kosovës shiten edhe në Britani të Madhe: Ky është çmimi i tyre atje

Kosova njihet për kultivimin e perimeve të shumta, duke përfshirë këtu edhe specave somborka. Këta, eksportohen edhe në Britani të Madhe, ku një kilogram kushton 2.45 funta apo 2. 75 euro.

Në një fotografi e siguruar nga Gazeta Metro, shihet shitja e somborgave në Britani të Madhe, ndërsa shkruan edhe vendi i prejardhjes e që është Kosova.

Një kilogram i tyre, kushton 2.45 funta, e që me valutën tonë i bie 2.75 euro.

Gjithashtu ky lloj i specit eksportohen edhe në Suedi, ku një kilogram kushton rreth 30.00 krona apo 3 euro, shkruan Gazeta Metro.

Në një fotografi të dërguar në redaksinë tonë, shihet shitja e somborgave në Suedi, ndërsa shkruan edhe vendi i prejardhjes e që është Kosova.

Një kilogram i tyre, kushton 30.00 krona, e që me valutën tonë i bie 3 euro./gazetametro.net