Smajl Latifi me fjalë prekëse për vdekjen e poetit Xhevdet Bajraj

Ka vdekur sot poeti dhe profesori universitar, Xhevdet Bajraj nga Rahoveci.

Vëllau i tij, Fadil Bajraj ka njoftuar se pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë poeti rahovecas.

Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Për largimin nga jeta të poetit Bajraj ka shkruar edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi shprehu ngushëllime dhe e vlërësoi lartë kontributin e poetit të ndjerë. Ai tha se Xhevdet Bajraj e donte shumë Rahovecin dhe tregoi edhe poezin e  tij të preferuar nga ai.

“Jo rrallëherë, ai shkruante për Rahovecin, vendlindjen e tij që e donte nga thellësia e zemrës. Një ndër poezitë e preferuara të Xhevdetit për mua do të mbetet “Kur qajnë hardhitë”.

Dhe sot, me të vërtetë po qajnë edhe hardhitë për Xhevdetin e Rahovecit, poetin e lirë që i përkiste botës dhe gjithë njerëzimit dhe profesorin e respektuar të poezisë në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në Meksikë”, ka shkruar Latifi.

Xhevdet Bajraj ishte poet dhe përkthyes.

Ai ka marrë disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.