Smajl Latifi, lavde partisë së tij në 19-vjetorin e themelimit

Me rastin e 19-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili njëherazi mban edhe pozitën e nënkryetarit të partisë dhe pozitën e kryetarit të Degës në Rahovec, ka folur për partinë me lëvdatat më të mëdha.

Ai ka thënë se ‘’përkushtimin për Kosovën, guximin për veprim, energjinë për zhvillim, vendosmërinë për të ecur përpara, luftën e pareshtur për përballimin e vështirësive, besnikërinë ndaj vlerave të atdhedashurisë, njëkohësisht dhe nxitjen për t’i dhënë shpresë të sotshmes sado sfiduese që është për një të nesërme më të begatshme popullit të këtij nënqielli, do t’i gjeni në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.’’

Ai ka thënë se vlerat e AAK-së rrezatojnë më fuqishëm me paraqitjen e Ramush Haradinajt, kryeministër i Kosovës e kryetar i AAK-së prej themelimit.

‘’Edhe në ngjarjen e sontshme, krahas madhështisë që pamë dhe ndjemë, tërheqin vëmendjen vlera dhe përparësi të dukshme, ku më së miri ashtu të sublimuara u shpalosën në 19-vjetorin e themelimit të AAK-së, e që rrezatojnë fuqishëm edhe në paraqitjen e udhëheqësit të Aleancës dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj’’, ka shkruar Latifi. /RahoPress/

 

Reklama