Smajl Latifi kërkon mandat të ri: E kemi të qartë se çfarë do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme

Nëpërmjet një fjalimi  para zyrtarëve të lartë të AAK-së, përfshirë kryetarin Ramush Haradinaj, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Rahovecit.

Kryetari Latifi, fjalimin e tij e ka nisur duke thënë se AAK ka qenë dhe është parti e udhëhequr nga atdhedashuria.

Ai gjatë fjalimit të tij, ka renditur edhe  sukseset e qeverisjes komunale të Rahovecit.

Për mandatin e ri, Latifi ka thënë se ka vizion të ri dhe plan konkrete për projekte të reja, që do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve të Rahovecit.

Reklama