Smajl Latifi feston ditëlindjen: Për 48 vjet mësova se gjëja kryesore është angazhimi për të mirën e përgjithshme

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi sot feston ditëlindjen e 48-ë. Me këtë rast ai ka shkruar në Facebook ku ka falënderuar të gjithë për uimet.

Ai ka thënë gjatë këtyre viteve ma mësuar se gjëja kryesore është angazhimi për të mirën e përgjithshme.

Reagimi i plotë

Plot 48 vjet!

Gjatë këtyre viteve, kam mësuar shumëçka në jetë, por gjëja kryesore është: Angazhimi për të mirën e përgjithshme është vlera më e lartë njerëzore, ku kërkohet në vazhdimësi vetëmohim për një shoqëri të shëndoshë, për një jetë më të mirë, për mirëqenie, për forcim të shtetit dhe për të drejtën tonë historike për të jetuar të bashkuar si komb në një shtet.

Ju faleminderit shumë për urimet tuaja, jam jashtëzakonisht i nderuar dhe vlerësuar!

SL