Smajl Latifi: Faleminderit Rahovec, fjalëve të dhëna do t’u qëndroj prapa

Fituesi i zgjedhjeve të sotme në Rahovec, sipas rezultateve të para të KQZ-zë, i ka falënderuar votuesit rahovecas.

Smajl Latifi, i cili po merr mandatin e tij të tretë në Rahoveci, ka thënë se kjo fitore është vulë e punëve të mëdha që janë kryer në mandatin paraprak.

Latifi ka thënë se do t’u qëndroj pas fjalëve të dhëna, siç ka bërë edhe më parë.

Ai ka shkruar:

Faleminderit, Rahovec! Kjo fitore është vulë e punëve të mëdha që kemi kryer në mandatin paraprak dhe e besimit tuaj për zotimet e mia për mandatin e ardhshëm.

Unë do t’i qëndroj pas fjalës sime, siç kam bërë gjithmonë. U jam mirënjohës për këtë përkrahje masive! Bashkë do ta zhvillojmë Rahovecin që e duam shumë ❤️

Reklama