Smajl Latifi e Shpend Ahmeti ndjekin së bashku ndeshjen Rahoveci-Prishtina

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është duke ndjekur ndeshjen e katërt ndërmjet KB Rahoveci e Z-Mobile Prishtina, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Është kryetari i Prishtinës, Ahmeti, ai që ka publikuar një fotografi në Instagram, bashkë me Latifin.

”Loja e katërt e playoff-it, sonte në Rahovec. Bashkë me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifaj!’, ka shkruar Ahmeti.

Ndeshja e katërt finale ka nisur në orën 20;30 në arenën ‘Mizaher Isma’, në Rahovec.
Rahoveci sonte synon fitoren, që të luaj edhe ndeshjen e pestë të play-off si finale, kur edhe shpallet kampioni i Superligës së Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

Loja e katërt e playoff-it, sonte në Rahovec. Bashkë me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifaj!

A post shared by Shpend Ahmeti (@shpend34) on

Një fotografi e ka publikuar edhe kryetari Latifi në Facebook.

Ai ka shkruar; ”Mirëse erdhe në Rahovec, Shpend – le të fitojë më i miri!”. /RahoPress/

Reklama