Hardh Fest ka organizuar Hardh Mini-Maratonën, fondet nga i cili aktivitet do të shkojnë të gjitha për fëmijët me sëmundjen e rrallë të fibrozës cistike.
Edhe kryetari i Rahovecit Smajl Latifi është bërë pjesë e kësaj fushate, duke blerë një numër prej pesë eurosh për pjesëmarrje në këtë mini maratonë.
Latifi shkruan:
Fibroza Cistike është një sëmundje e rrallë dhe e kushtueshme e cila duhet të ketë vëmendjen e të gjithëve!
Në kuadër të festivalit Hardh Fest, organizohet edhe Hardh Mini-Maratona, ku secili mund ta blejë numrin e tij dhe 100% e fondeve shkojnë për shoqatën që mbështet fëmijët në Kosovë që e kanë Fibrozën Cistike.
Me kënaqësi e bleva edhe unë numrin dhe u bëj thirrje edhe juve që ta bëni një gjë të tillë, duke shpresuar se do të vetëdijësojmë të gjithë për të ndihmuar ata që vuajnë nga kjo sëmundje e rrallë!