‘S’ka as marre’, ministri aventurier i Shëndetësisë Rifat Latifi vazhdon ekskursionin në Greqi

Ministri aventurier i Shëndetësisë, Rifat Latifi aktualisht ndodhet në Greqi, në vizitën e tij të radhës, jo vetëm si ministër. Ai siç duket po e shfrytëzon kohën edhe si turist.

Gazetari i cili mbulon sektorin e shëndetësie, Bujar Vitija, përmes një statusi në Facebook e ka quajtur Latifin si “Ministër i Kënaqësisë”.

Ai shkruan se kësaj ministrie i ka humbur kuptimi.

“Ministri i Kënaqësisë. Kështu ndreqet shëndetësia. Në Akropol. I ka humbë kuptimi kësaj pune. Zine që s’kena ministër hiq ma mirë. S’ka as marre”, shkruan Vitija referuar Latifit.