Situatë e rëndë me grip sezonal, IKSHPK-ja del me apel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 1 tetori e deri më 9 dhjetor të këtij viti, janë raportuar 9,788 raste të sëmundjes së ngjashme me grip, 2,033 raste infeksione respiratore akute dhe 57 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Sipas IKSHPK-së, në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifikuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponentën e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar.

“Prej 01 tetor 2021 deri më 09 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip, 2.033 raste Infeksione respiratore akute dhe 57 raste me Infeksion të rëndë respirator akut. Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifkuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponenten e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar. Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale janë hospitalizuar 6 raste me infeksione akute respiratorë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Komunal të Shëndetësisë të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Reklama