Sipërmarrësja artizanale që përfitoi subvencion: Mbështetja e parë institucionale qe gjysëm shekulli

Nga vendimi i Komunës së Rahovecit për të mbështetur organizatat e ndryshme kulturore, sportive dhe sipërmarrësit që merren me artizanale, ka përfituar edhe Servete Kastrati nga fshati Zatriq.

Ajo ka shkruar në Facebook për subencionin që e ka pranuar sot, duke thënë se kjo është mbështetja e parë institucionale që e ka marrë gjatë angazhimit të saj me artizanale për rreth 50 vite.

Kastrati, e ka falënderuar kryetarin Latifi si dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kleçka për mbështetjen e dhënë.

”Një foto, një dëshmi, një mbështetje nga Drejtoria për Kulturë dhe kryetari aktual Smajl Latifi. Mbështetjae parë nga institucionet gjatë punës sime mbi gjysëm shekulli në kultivimin e vlerave kombëatre. Një mbështetje simbolike por e respektuar. E falënderojmë kryetarin dhe drejtoreshën për kulturë, Bjondina Kleçka. Te ne nga një pikë bëhet oqean”, ka shkruar ajo.

Kryetari Latifi nënshkroi sot vendimin për dhënien e subvencioneve dhjetërave organizatave të ndryshme, që kap shifrën rekore prej 101,100 eurove. /RahoPress/

Reklama