Shumë qytetarë në zyrën e Latifit për të uruar dhe festuar Ditën e Çlirimit

Sot Rahoveci është duke e shënuar sot Ditën e Çlirimit.

Shumë aktivitete përkujtuese e kulturore, janë duke u mbajtur në nder të kësaj dite. Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka njoftuar se sot ditën e ka nisur duke pritur në zyrën e tij shumë qytetarë me të cilët ka shkëmbyer urime të përzemërta.

“Lufta dhe rezistenca për lirinë e Kosovës është frymëzim dhe vepër e popullit! Prandaj, në Ditën e Çlirimit të Rahovecit e filluam ditën duke pritur në komunë qytetarë të Rahovecit, me të cilët shkëmbyem urimet më të përzemërta me rastin e festës sonë. Urime Ditën e Çlirimit, Rahovec!”, ka shkruar Kryetari Latifi.

Reklama