Shtyhet afati i aplikimit për grante investive

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se është marrë vendimi që të shtyhet afati i aplikim për grante investive për vitin 2019.

Sipas Drejtorisë, te ky vendim është ardhë pas kërkesës së saj bërë Ministrisë së Bujqësisë. Afati është shtyrë deri në datën 12 korrik.

Njoftimi i plotë:

Shtyhet afati për aplikimin e granteve investive për vitin 2019

Pas kërkesës së Drejtorisë së Bujqësisë drejtuar Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, për shtyrjen e afatit për pagesa direkte, drejtoria e bujqësisë të njëjtën kërkesë e ka parashtruar edhe për shtyrjen e afatit për Grante për vitin 2019

Prandaj ju njoftojm se afati për aplikim për grante i cili ishte paraparë të përfundojë me datën 01.07.2019, shtyhet deri me datën 12.07.2019

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec, të gjitha kërkesat e fermerëve do ti përcjellë në adresën e duhur, në mënyrë që të gjitha kërkesat e tyre të përmbushen.

Reklama