Shqiptari që ia ka borxh 12 milionë franga shtetit zviceran, po hetohet për mashtrim

29-vjeçari, Herolind Krrakaj po dyshohet se i ka miliona euro borxh shtetit të Zvicrës. Shqiptari, siç raportojnë mediat zvicerane, po hetohet për mashtrim dhe për pastrim parash, ndërkaq, sipas informacioneve që i ka prokuroria dyshohet se ai i ka borxh 12 milionë franga.

Edhe një shqiptar tjetër në Zvicër po hetohet për miliona borxhe ndaj shtetit. Kompania e cila është udhëhequr nga Herolind Krrakaj, 29-vjeçar, po dyshohet se ka mashtruar disa persona, duke ju marrë këtyre miliona euro, në këmbim të kriptovalutave.

Siç shkruajnë mediat zvieriane. Herolind Krrakaj, që siç mëson Express është emri i të dyshuarit, kishte filluar punën e tij si mekanik, ndërkaq, për një kohë të shpejtë thuhet se është bërë një sipërmarrës i njohur në internet.

Në profilet e tij në rrjete sociale shihet se Krrakaj e familja e tij bëjnë jetë luksoze, ndërkaq, sipas mediave, thuhet se ai ka pasion veturat dhe orët e shtrenjta.

Herolind Krrakaj në një intervistë për Blick ka bërë të ditur se nuk ka probleme në kompaninë e tij, por, që thotë se ato miliona euro për të cilat është raportuar se i ka borxh janë vetëm disa fatura të cilat nuk i ka paguar.

Sipas Blick, kompania e tij ishte specializuar në kriptovaluta, dhe kështu kishte sjellë një produkt të ri në treg.

Të gjitha zyrat janë bastisur kohëve të fundit, ndërkaq, disa njerëz ende po presin për paga. Njëri prej tyre Andi F, ish-menaxher i shitjeve, tha se kishte punuar shumë në mbrojtje të produktit ndërkaq, momentalisht thotë se ndihet krejtësisht i çmendur./GazetaExpress

Reklama