Shqipëria i siguron Kosovës rrymë për Vit të Ri

Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me energji elektrike në datat 31 dhjetor dhe 1 janar.

Ministrja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka konfirmuar se Shqipëria do t’i depozitohen 7680 megavat orë dhe do t’i kërkohet që gjatë verës t’i rikthehen.

Kjo ndihmë energjetike nuk do të ketë kosto financiare, përveç që do t’i kërkohet Kosovës që të kthejë të njëjtën.

“Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë bashkë me specialistët e Korporatës Elektroenergjetike për të gjetur zgjidhje. Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Elektroenergjetike kosovare kemi arritur që të sigurojmë 3600 MWh për datën 31 dhjetor dhe 4080 për 1 janar, në total 7680 MWh që do jepen në formën e depozitimit, pra pa asnjë efekt financiar për Kosovën, duke i kërkuar Kosovës për t’ia rikthyer Shqipërisë gjatë sezonit veror”, ka thënë Balluku.

https://www.facebook.com/bballuku/videos/4780892471997288

Reklama