Shpërthen zjarri në Krushë, lokalizohet pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe qytetarëve

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka njoftuar se sot, si pasojë e temperaturave të larta dhe pakujdesisë, ka shpërthyer një zjarr te vendi i njohur si Rrezet e Krushës.

Duraku ka thënë se falë intervenimit të zjarrfikësve dhe qytetarëve krushjanë, zjarri është lokalizuar dhe është shuar me dëme jo të mëdha.

Ai ka kërkuar që të bëhet kujdes me zjarret dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse.

Njoftimi i plotë i Durakut:

Zjarret 🔥🔥🔥

Gjatë paradites së sotme, Rrezet e Krushës janë përfshirë nga zjarri dhe

si rezultat i tij seriozisht janë rrezikuar edhe shtëpitë në lagjet: Nalli, Krasniqi, Sejfullahu e Murseli.

Falë intervenimit të njësisë së zjarrfiksëve dhe ndihmës së qytetarëve krushjanë kemi arritur që të lokalizohet zjarri dhe si rezultat i intervenimit të shpejtë dëmet janë sipërfaqësore.

Apelojmë që kujdesi ndaj natyrës të jetë maksimal dhe ftoj të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet duke kontaktuar:

Njësinë e zjarrëfiksëve 193.

Policinë e Kosovës 192.

DBPZHR 045134003

APK- 044146561 në Rahovec.

Rojet e Pyllit 044337691. 044230617. 044366533. 044418613.

Reklama