Shpërthen me bërtima Agim Cana: Këta janë mafi, ta luftojmë këtë pisllëk

Presidenti i klubit të Vëllaznimit, Agim Cana ka reaguar me frustrim pas humbjes 4-2 në barazh kundër Trepçës 89.

Skuadra gjakovare u mposht në “Fadil Vokrri”, derisa e konfirmoi mbetjen në Ligën e Parë, e kjo nuk i ka pëlqyer aspak Canës, i cili ka investuar shumë në klub prej që u emërua president.

Në pamje të publikuara në rrjetet sociale, Cana dëgjohet duke iu drejtuar me pasion skuadrës derisa nuk hezitoi të sugjeronte në korrupsion brenda Superligës.

Shikoni videon e mëposhtme.

Reklama