Shpërthen kandidatja e VV-së nga Krusha, akuzon partinë e saj për vjedhje të votave

Kandidatja për asambleiste nga radhët e VV-së në Rahovec, Eliesa Reshiti, nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Por, sipas saj, jo sepse nuk e kanë votuar qytetarët. Për këtë gjë, kandidatja që vjen nga Krusha e Madhe, ka akuzuar komisionerët që vijnë nga partia e saj, Vetëvendosje, për vjedhje votash në kutitë e votimit.

Madje, Reshiti bashkëpartiakët e saj i ka quajtur hajna.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Të merresh me politik është sfid vërtet e madhe, sidomos kur je edhe femer.

Kur besimin e fituar të qytetarëve, komisionerët e partisë tënde ta vjedhin në kutin e votimit.

Të dashur qytetarë, që dëshmuat se jeni me qindra e qindra ,që më besuat dhe që më votuat për asambleiste, më lejoni t’iu falenderoj nga zemra për mbështetjen tuaj.

Me hajna, me hajna nuk ka ndryshim !

Kokën lartë, kurrizin drejtē vazhdoj tutje .

Sinqerisht!

E.R

Reklama