Shpend Ahmeti vendosë kritere astronomike për pronarët e kiosqeve, VV ngritë kallëzim penal

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ngritjen e një kallëzimi penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të kritereve që ka vendosur për kiosqet në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, në mbledhjen Kuvendit Komunal.

Ai tha se interesi i korporatave nuk do të duhej të jetë politikë e komunës, por do të duhej të ishte interesi i qytetarëve.

Kriteri i përcaktuar që aplikuesi të ketë së paku 5 markete dhe qarkullim vjetor 5 milionë euro, sipas Azemit vërteton qartë se kujt i dedikohen këto favore. Teksa e quajti vendim joligjor vendimin për vendosjen e kritereve për kiosqet.

Sipas tij, do të ishte e rrugës që pikërisht ndërmarrjeve me qarkullim prej 5 milionë euro, të mos iu lejohet aplikimi për kiosqet.

“Ne kërkojmë një studim të fizibilitetit që ët kemi një pasqyrë më të qartë për funksionimin e komunës… Si Lëvizje Vetëvendosje do të ngrisim kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit, sepse me këtë vendim, ai është shndërruar në përfaqësues të korporatave e jo në përfaqësues të interesit të qyetarëve. Ky vendim nuk kalon. Në çfarëdo forme do ta bllokojmë e nuk do të lejojmë që pasuria e përbahskët e qyettarëve t’iu jepet në shfrytëzim atyre që qarkullim vjetor kapin shumën prej 5 milionë euro”, tha ai.

E pezullimin e këtij procesi e ka kërkuar edhe grupi i asamblistëve të LDK-së.

Reklama