Shpallet konkurs për 42 mjekë në Kosovë, paga 610 euro

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Konkursi është i hapur për 42 mjekë të përgjithshëm për 18 komuna të Kosovës.

    1. Deçan…………. 2   vende
    2. Gjakovë………. 2   vende
    3. Gllogoc……….. 2   vende
    4. Dragash………. 2   vende
    5. Istog…………….2 vende
    6. Kaçanik………. 2   vende
    7. Klinë…………… 3   vende
    8. Mitrovicë…….. 2   vende
    9. Novobërdë…… 1 vend
    10. Rahovec………. 3 vende
    11. Podujevë……… 3    vende
    12. Prishtinë……… 6    vende
    13. Skenderaj…….. 2 vende
    14. Shtërpcë………. 1    vend
    15. Suharekë………3 vende
    16. Junik……………2 vende
    17. Mamushë…….. 2 vende
    18. Hani i Elezit… 2    vende

Në dokumentin e konkursit bëhet e ditur se paga fikse është 610 euro në muaj, dhe se afati i kontratës është me kohë të caktuar për 6 muaj.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit është 06.01.2022 deri 11.01.2022.

Më shumë: KËTU.

Reklama