Shokët në Gjykatë Speciale, Thaçi në male për argëtim

Në kohën kur kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, të cilën dy ditë më parë ia ka dorëzuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve, presidenti sot ka dalë për t’u relaksuar në natyrë.

Ismail Syla, këshilltar në Presidencë, ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet bashkë me Presidentin Thaçi dhe Shefin e Stafit të Presidentit, Bekim Çollakun, ulur në bar diku në natyrë.

“Duke shijuar bukuritë e natyrës sonë me miqtë e mi më të mirë”, ka shkruar Syla në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.

Ndërkohë, pa një vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ekspertët thonë se nisma e Lëvizjes Vetëvendosje për shpërbërjen e Kuvendit, në mënyrë që të krijohen kushtet për zgjedhje, do të jetë vështirë e realizueshme.

Njohësit e çështjeve ligjore thonë se për shpërbërjen e Kuvendit nevojitet shumica e kualifikuar apo më shumë se dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Reklama