Shkroi “UÇK-Kosovo” në një mur në fshatin Gorozhdec, një i ri shoqërohet në polici

Një person është arrestuar të premten në Pejë, pasi dy ditë më herët dyshohet se kishte shkruar me sprej në një muri në fshatin Gorozhdec, fjalët “UÇK-Kosovo”.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njësiti i hetuesisë në Pejë ka arritur të identifikojë dhe të shoqëronte në polici personin L.M. (1988).

Sipas njoftimit, pas intervistimit personit i është kompletuar lënda dhe e njëjta procedohet për Gjykatën Themelore, Divizioni për Kundërvajtje.

Një raport i veçantë do t’i dërgohet Prokurorisë Themelore në Pejë, ka njoftuar Policia.

Reklama