RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Shkrimtari nga Rahoveci Fahredin Shehu nderohet me çmime nga Akdemia e Luganos në Zvicër

    27/06/2019 - 15:48
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Shkrimtari i njohur kosovar, që vjen nga Rahoveci, Fahredin Shehu, është shpërblyer me plaketën e artë presidenciale dhe Diplomën e Doctor Honoris Causa si dhe Akademik honorabël pranë Akademisë Universum në Lugano të Zvicrës.

    Fahredin Shehu njihet qysh herët, për punën e tij kreative, ndonëse është shpërblyer me çmime të rëndësishme si: Medalje e artë nga Filipine për letërsinë si urë lidhëse mes kombeve, çmimi Veilero në Itali, çmimi Naaji Naaman në Liban etj.

    Shehu është autor i 18 librave të botuar ku nëntë prej tyre në Anglisht, Italisht, Serbisht, si dhe ka hartuar disa Antologji të poezise bashkëkohore.

    Është i përkthyer në dhjetra gjuhë botërore si anglisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht, hebraisht, persisht, kinezisht, japonisht, bahasa, malteze, frisiane, bullgarisht, rumanisht, serbisht, maqedonisht, gjuhë rome etj., dhe ka marrë pjesë në shumë festivale botërore si në Maqedoni, Francë, Belgjikë, Itali, Malta, Izrael, Liban, Egjipt, Turqi etj. Shehu është drejtor për kulturë të Inner Child Press International LTD në New Jersey.

    Fahredin Shehu është drejtor i festivalit ndërkombëtar të poezisë i cili mbahet tash e pesë vite, çdo shtator në Rahovec.

    Krijimtaria e tij e pasur është e përbërë nga veprat, “NUN”- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori, “SHUMËSI E PADUKSHME’- Prozë poetike, 2000, botim autori, “NEKTARINA”- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, “ELEMENTAL 99”- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishtinë, “KUN”- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup dhe botime të shumta në gazeta e revista. Zëri

    Të fundit nga rubrika

    80 për qind e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër vitin e fundit

    11/11/2022 - 22:16

    Celina bëhet me fushë sportive

    01/11/2022 - 17:33

    U vu gurthemeli i objektit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Krushë të Madhe

    20/10/2022 - 13:43

    Piktori Fehmi Hoxha FEHO të premtën hap ekspozitën në Gostivar

    18/10/2022 - 16:33

    Kosovën e “vërshojnë” punëtorët nga Shqipëria, Bangladeshi e Indonezia

    15/10/2022 - 21:04

    Nis një peticion kundër filmit serb të Bosnjës që “mohon gjenocidin”

    14/10/2022 - 15:14

    Një pyetje idiote i bëhet Rita Orës në Tiranë, ajo ia kthen: Cfarë pyetje palidhje

    09/09/2022 - 11:05

    Mbi 100 mijë vizitorë në Hardh Fest për tre ditët e festivalit

    09/09/2022 - 10:40

    32 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

    07/09/2022 - 08:40

    Rikthimi në skenë i bendit “Minatori” mbylli “Hardh Fest”-in

    05/09/2022 - 08:55
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.