Shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë i aprovohen tri kërkesa nga Minsitria e Arsimit

Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë ka dhënë një lajm të gëzueshëm për nxënësit e saj.

Pas kërkesave të autoriteteve të shkollës, Ministria e Arsimit ia ka aprovuar shkollës tri kërkesat e bëra.

MASHT kësaj shkolle në formë granti do t’i ndihmojë në blerjen e kamerave, për vizitat kulturore me nxënës, arsimtarë e prindër si dhe do t’ia mundësoj kuizin e diturive.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Ku punohet atëherë arrihen rezultatete dhe suksese.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë,nxënësit,stafin arsimorē,këshillin drejtusë të shkollës,këshillin e prindërve,se janë aprovua nga Njësia koordinuese e projektit (MAShT-së) tre aktivitetet e projektuara(grand) për shkollën tonë.

1.Blerja e kamerave dhe mjeteve të tjera përcjellëse.

2.Vizita kulturore me karakter edukativo-arsimor për nxënës,arsimtarë dhe prindër.

3.Kuizi i diturive të nxënësve për fusha kurrikulare ndërmjet paraleleve.

Urime dhe suksese të tjera!

Drejtori i shkollës SK

Reklama