Shkolla “Liria” në Fortesë bëhet me objekt të ri bashkëkohor

Në fshatin Fortesë sot është përuruar objekti i ri shkollor i shkollës “Liria”.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se objekti i ri i Fortesës është modern dhe me kushte optimale për mësimnxënie.

“Fortesa me objekt të ri shkollor. Sot është përuruar objekti i ri dhe modern i SHFMU “Liria” në Fortesë.  Nxënësit e Fortesës, tashmë vitin e ri shkollor do ta nisin në kushte optimale të mësimit, ashtu siç e meritojnë. Urime banorëve të Fortesës!”, ka shkruar Latifi.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit, që vije nga ky fshat, Rumir Zhuniqi, ka marrë një mirënjohje për kontributin e tij në ndërtimin e objektit.

Ai ka thënë se në shkollën “Liria” kishte nisur mësimet e para si fëmijë.

“Në shkollën fillore “Liria” në Fortesë i mora mësimet e para si fëmijë. Sot përuruam objektin e saj të ri, ndërsa Drejtoria e Shkollës më ndau një mirënjohje për angazhimin modest në ndërtimin e objektit. Ta gëzojnë nxënësit e fshatit tonë!”, ka shkruar ai.

 

Reklama