
Shkolla fillore “Ardhmëria” në Rahovec, nuk do të quhet më sipas këtij emri.
Me kërkesën e autoriteteve lokale dhe me vendim të Minsitrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kjo shkollë tash e tutje do ta mbajë emrin e dëshmorit Gëzim Hamza-Piktori.

Në njoftimin e shkollës, urohen nxënësit e mësimdhënësit për emrin e ri.
Gëzim Hamza, i njohur me nofkën luftarake ”Piktori”, ishte i lindur më 5 tetor të vitit 1963 në Rahovec.
