Shkarkohet kryeshefi i Postës, Xhevdet Smakiqi

Bordi i Postës së Kosovës ka marrë vendim për të shkarkuar kryeshefin e Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi.

Këtë e ka konfirmuar vetë Smakiqi.

Ai në një prononcim të shkurtë për KALLXO.com ka konfirmuar se është shkarkuar nga pozita e kryeshefit.

Ai ka deklaruar se zgjedhja e tij në pozitën e kryeshefit ka qenë sipas ligjit, derisa ka shtuar se për këtë vendim të bordit do të ankohet edhe në Gjykatë.

KALLXO.com kishte raportuar se Smakiqi ishte zgjedhur kundërligjshëm në pozitën e kryeshefit të Postës së Kosovës.

Smakiqi ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2019 nga partia e Fatmir Limajt, ndërsa ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë dhe bordi i ndërmarrjeve publike, nuk duhet të kenë të kaluar politike në 36 muajt e fundit.

Reklama