Shi i rrëmbyeshëm në Rahovec, rrugët e qytetit duken si lumenj – Video

Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë Rahovecin edhe sot.

Si pasojë e shiut të dendur që ka rënë, janë vërshuar rrugë kryesore të qytetit të Rahovecit.

Shumë qytetarë kanë publikuar fotografi e video të vërshimeve nga lokacione të ndryshme.

Nuk ka ende ndonjë të dhënë për dëme eventuale të kulturave bujqësore, apo dëme të tjera në amvisëri.

Shihni më poshtë njërën prej videove.

Reklama