Shi i rrëmbyeshëm në Drenicë, rrugët duken si lumenj

Ka tri ditë që në vendin tonë po mbanë mot i lig, herë pas here i shoqëruar me vranësira e të reshura të shiut.

Derisa dy ditë më parë pjesa veriore e Shqipërisë u përfshi nga stuhia, që la të vdekur dy persona deri sa po laheshin në det. Ndërsa u apelua që pushuesit mos të hyjnë në det.

E, sot një shi i dendur ra në disa pjesë të Kosovës. Por, më e theksuar ishte Drenica, veçmas fshati Kopiliq i Epërm në Komunë e Skenderajt, përcjellë Indeksonline. Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut, uji ka marrë tërësisht rrugët.

Ndërsa në këtë video mund të shihni sa i rrëmbyeshëm ishte shiu sot. Ndryshe, që nga nesër pritet të ngritën temperaturat.

Reklama