Shi i rrëmbyeshëm edhe në Suharekë, rrugët mbulohen nga uji – Video

Pasditen e sotme në shumë pjesë të Kosovës pati zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive, të cilat kushtëzuan rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu.

Ashtu si herën e kaluar rajoni i Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit u përfshinë nga të reshura më të mëdha të shiut.

Rrebeshe shiu pati edhe në Ferizaj, Shtime, disa rajone të Drenicës dhe Dukagjinit.

Si pasojë e të reshurave të mëdha rrethina e Suharekës ka përfunduar nën ujë. Gjendje më e rënduar paraqitet në fshatin Savrovë, nga ka qytetarët na kanë dërguar video të  shumta.

Reklama