Shi e vranësira deri të hënën, pasta vjen mini-pranvera

Sot gjatë ditës në Kosovë, mot kryesisht i thatë dhe me ngritje të temperaturave. Në mbrëmje pritet të fillojnë reshjet e shiut. Gjatë natës reshje të dendura shiu të cilat në disa rajone në disa momente mund të përzihen me borë.

Në Shqipëri ngritje e temperaturave, ndërsa në mbrëmje reshje të dendura shiu duke filluar nga veriu. Gjatë natës rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën përmirësim i përkohshëm i motit dhe ngritje e temperaturave në tërë rajonin, ndërsa të dielën pasdite shtim i madh i vranësirave të cilat do të kushtëzojnë reshje të reja shiu.

Fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje të herëpashershme kryesisht shiu, ndërsa pas kalimit të këtyre masave ajrore ciklonike priten ngritje të ndjeshme të temperaturave ku do të përjetojmë një mini-pranverë në fillim të Shkurtit./Meteoballkan

Reklama