Shi e borë, moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK’së, edhe gjatë këtyre dy ditëve do të ketë mot me shi dhe temperature të ulëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijoj të mbajë edhe për këto dy ditë të parashikimit. Në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

Reklama