
Një ujk po del të jetë i rrezikshëm për rrethinën e Hanit të Elezit.
Reklama

Një ujk po del të jetë i rrezikshëm për rrethinën e Hanit të Elezit.
Dje ai në fshatin Dimcë kishte sulmuar duke tërheqr zvarrë deri në 10 metra një fëmijë të moshës 5 vjeçare, i cili fatmirësisht u shpëtua nga axha i tij i cili e kishte marrë nipin dhe me urgjencë e kishte dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Sipas banorëve ujku sërish sot u pa në afërsi të shtëpive, por kësaj radhe në fshatin Paldenicë.
Mediat lokale shkruajnë se sipas dëshimtarëve ujku kishte cak për sulm dy fëmijë të cilët ishin me bagëti. Por fatmirësisht ujku ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Prandaj banorët e frikësuar kanë bërë apel të mos t’i lejojë fëmijët të largohen nga shtëpitë.
Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga RahoPress Sh.p.k. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të RahoPress-it. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e RahoPress-it, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.