Shënon 3 gola, shpërblehet me 1 kilogram sheqer futbollisti afrikan

Zakonisht pas çdo ndeshje të futbollit shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në futbollin afrikan, pasi një lojtar i cili ia ka shënuar tre gola, në përfundim të ndeshjes është shpërblyer me një kilogram sheqer.

Bëhet fjalë për Luis Barasa, futbollist i skuadrës Nzoia i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes kundër “Kariobangi”, pasi që shënoi 3 gola.

Për tre golat e realizuar, ai pas ndeshjes morri një pako sheqer si shpërblim për paraqitjen fantastike

Reklama