Shënohet Dita Botërore pa Duhan me moton “Zotohu dhe ndërprite duhanin”

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka shënuar 31 Majin- Ditën Botërore pa Duhan me moton “Zotohu dhe ndërprite duhanin”

IKShPK përmes një publikimi në Facebook ka kujtuar dëmet që duhani i bën shëndetit të njeriut.

Qëllimi shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me  rreziqet që sjell konsumimi i duhanit.

Çdo vit më 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që mund të sjell konsumimi i duhanit. Kjo ditë është shpallur për herë të parë në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duhanpirësit   kanë   më   shumë   gjasa   të   sëmuren   më  rëndë me  COVID-19   krahasuar   me   jo- duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin

Duhanpirësit   kanë   më   shumë   gjasa   të   sëmuren   më  rëndë me  COVID-19   krahasuar   me   jo duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin

Globalisht, afërsisht 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të duhanpirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivelin prej 26%, ndërkohë që parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente. Duke siguruar që e gjithë shoqëria, veçanërisht personat më të cenueshëm, kanë qasje në shërbimet për lënie të duhanit, rriten shanset e suksesit dhe sigurohet përparimi drejt një të ardhmeje pa duhan.

Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë.

Çdo vit në botë vdesin rreth 8 milion njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit

Duhanpirësit janë dyfish më të rrezikuar nga goditja në tru dhe katërfish nga sëmundjet e zemrës se sa jo- duhanpirësit.

Duhanpirësit kanë deri në 22 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa jo-duhanpirësit. Rreth 25% të të gjitha vdekjeve nga kanceri globalisht shkaktohen nga përdorimi i duhanit.

Duhani rrezikon shëndetin e fëmijëve, familjes dhe shoqërisë. Përdorimi i duhanit ndikon në ndotjen e ambientit dhe ka pasoja negative në shoqëri. Përdorimi i duhanit rrit shpenzimet familjare dhe ndikon në varfëri.

Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me COVID-19 krahasuar me jo-duhanpirësit. Prandaj, pandemia COVID-19 ka bërë që shumë duhanpirës të thonë se duan ta lënë, por jo të gjithë kanë qasje në mjete që mund t’u ndihmojnë ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja pse OBSH-ja u bën thirrje qeverive që të sigurohen që qytetarët të kenë qasje në shërbime gjithëpërfshirëse për lënien e duhanit,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, zyrën OBSh ne Prishtinë dhe projektin e ’’AQH’’ me datën 31 Maj do ta shënojnë Ditën Botërore Pa Duhan në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës.

Reklama