Shenja që tregon se do të jetë i ëmbël, çfarë duhet të kini parasysh përpara se të blini një shalqi

Sa herë keni blerë shalqi dhe nuk ju ka dalë ashtu siç e keni pritur? Shumë, ndaj për të mos qëlluar më ashtu, duhet të keni parasysh disa gjëra specifike!

Peshoni shalqinin me duar

Çfarëdo madhësie që merrni, duhet ta ndjeni të rëndë për madhësinë e duarve kur e merrni. Preferoni atë që nuk është as i madh dhe as i vogël. Zgjidhni një madhësi mesatare.

Shikoni “barkun” e tij

Është pjesa e shalqinit, me të cilën fruti qendronte në arë. Në shalqinjtë e “rritur”, kjo njollë ka një ngjyrë “të verdhë kremoze” apo edhe “të verdhë portokalli”. Përkundrazi, shalqinjtë më “të papjekur” kanë një ngjyrim më të bardhë në këtë pikë.

Kërkoni për shenja kafe si këto

Këto shenja në shalqinj tregojnë se bletët u ulën në pikat e pjalmimit të luleve shumë herë. Sa më shumë që bletët e bëjnë këtë, aq më i ëmbël është shalqiri./abcnews.al