Shejh Mehdiu dhe besimtarë të tjerë, në Qerbela me flamur kombëtar

Tani e disa ditë, një grup besimtarësh nga qyteti anadrinas i Rahovecit, të udhëhequr nga Haxhi Shejh Mehdi Shehu, kanë filluar vizitat nëpër objektet fetare në Irak, që janë të ndërlidhura me historinë e luftës së përgjakshme të Qerbelasë.

Në këto luftime, që zgjatën dhjetë ditë rresht, ra dëshmor nipi i Pejgamberit Muhamed, Imam Hysejni, bashkë me 71 besimtrët e tij më të afërt, në mbrojtje të vlerave universale njerëzore, duke u shëndrruar shembullin më të fuqishëm botëror të përkushtimit dhe sakrificës në rrugën e besimit dhe drejtësisë.

Grupi i besimtarëve anadrinas, në çdo vizitë që bëjnë nëpër vendet e shejta atje, shoqërohen me flamurin kombëtar dhe atë shtetëror, raporton Anadrini Press.

Një përkushtim maksimal fetar dhe kombëtar i zotnisë së tij Haxhi Shejh Mejdi Shehut që duhet marrë shembull nga të gjitha institucionet fetare, për fuqizimin e identitetit kombëtar krahas atij fetar, për arritjen e vlerave të larta njerëzore.

Sipas informatave që posedon portali Anadrini PRESS, grupi i besimtrëve anadrinas është duke realizuar vizitat sipas agjendës së paraparë dhe gjithçka po shkon mirë.

Reklama