Shefi i OSBE-së në Rahovec, dhuron pajisje kompjuterike për të rinjtë

Shefi i ri i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka vizituar sot Komunën e Rahovecit, ku është pritur nga Kryetari Smajl Latifi.

Latifi ka njoftuar se Davenportit i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe ngritjen e kapaciteteve për funksionim më të mirë sistemit të vlerave demokratike.

Po ashtu, sot është pranuar edhe një donacion me pajisje kompjuterike nga OSBE, i cili do t’u vihet në dispozicion organizatave rinore në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

Latifi ka shkruar:

Sot, kam pritur në takim shefin e ri të misionit të Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë- OSBE, z. Michael Davenport, të cilit i shpreha edhe mirënjohjen e komunës së Rahovecit ndaj OSBE-së, që në vazhdimësi ia kanë ofruar ndihmën dhe mbështetjen në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe ngritjen e kapaciteteve për funksionim më të mirë të sistemit tonë të vlerave dhe të demokracisë.

Me z. Davenport bashkëbiseduam edhe për situatën aktuale të sigurisë në komunën e Rahovecit, projektet që po realizohen në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve, përballjen me pandeminë etj…

Gjithashtu, me drejtoreshën e DKRS-së znjsh. Bjondina Kleqka, pranuam poashtu pajisje kompjuterike donacion nga OSBE, të cilat do të jenë në dispozicion të organizatave rinore, e që do kenë mundësi t’i shfrytëzojnë në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”- Rahovec.

Faleminderit për mbështetjen!

Reklama