Shahisti nga Rahoveci Murtez Ondozi përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian të Shahut

Njëri ndër shahistët më të mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë është Murtez Ondozi dhe siç e dijmë të gjithë ai vjen nga qyteti i Rahovecit.

Federata e Shahut të Kosovës së fundmi ka bërë përzgjedhjen e përfaqësueses së Kosovës të cilët do të mbrojn ngjyrat e shtetit tonë në kampionatin Evropian 2019 që do të mbahet në shtetin Kroat.

Njëri nga shahistët që do të përfaqëson skuadrën e Kosovës në Evropian është edhe shahisti nga Rahoveci, Murtez Ondozi i cili me eksperiencën e tij në këtë sport do të jetë arma më e fortë e përfaqësueses së Kosovës në Evropian.

Ondozi jeton dhe vepron në shtetin e Francës por asnjëherë nuk ka harruar prejardhjen e tij si dhe me shume knaqësi do të përfaqëson shtetin e tij dhe ngjyrat kaltër e verdhët.

Reklama