Sërish vërshime pas reshjeve të djeshme, komuna sanon gropa e pastron rrugë

Drejtori i Shërbimeve Publike Përparim Krasniqi, dje ka njoftuar për disa angazhime që komuna ka ndërmarrë, pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë dje Rahovecin, me ç’rast u shkaktuan vërshime.

Krasniqi ka njoftuar se janë sanuar disa gropa që janë shkaktuar nëpër rrugët e qytetit pas reshjeve të shiut, që ditëve të fundit kanë qenë të shpeshta.

Po ashtu, ai ka njoftuar edhe për pastrim rrugësh në vende të ndryshme, ku si pasojë e reshjeve, balta dhe gurët kanë vërshuar drejt rrugëve.

“Në këto momente, pas shiut të rrëmbyeshëm në Rahovec janë krijuar disa plasaritje dhe deformime në rrugë! Po mundohemi që sadopak sonte të bëjmë të kalueshme, ndërsa nga nesër do të trajtojmë me kujdes këto probleme!”, ka shkruar Krasniqi në njërin prej njoftimeve.

“Po bëhet edhe pastrimi i rrugëve te semaforët dhe rrugët tjera që kanë krijuar pengesa gjatë vërshimeve në Rahovec! Punëtorët e Eko Regjionit po kujdesen për pastrimin e rrugëve”, ka shkruar ai në një tjetër njoftim.

 

Reklama