Serbia mbyllë dyqanet në veri, Haradinaj hap pika të reja shitëse

Serbia po mundohet që ta simulojë një katastrofë humanitare në veri, kinse për vendosjen e taksës ndaj Serbisë. Këto ditë, dolën lajme se janë mbyllur shumë dyqane në veri, duke përhapur lajme se banorët serbë të veriut më nuk kanë se ku të furnizohen me ushqime.

Megjithatë, ndaj kësaj gjëje ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke hapur pikat shitëse në veri.

Për këtë veprim, ka njoftuar vet kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai këtë përpjekje të Serbisë e ka quajtur dështim për stabilizimin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bzineset kosovare.

Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim!

Në bashkëpunim të ngusht me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i kordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane.

Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orketstruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetarë, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Anjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova ështe shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri!

Reklama