Serbia do të vendos sot masa të reja për ata që kalojnë tranzit nëpër këtë shtet

Serbia do të vendos sot masat të reja ndaj pandemisë. Ndër të tjera, pritet të merret vendim se cili do të jetë trajtimi i atyre që hyjnë në Serbi.

Ky vendim do të jetë me rëndësi për diasporën shqiptare disa prej të cilëve ende ndodhen në Kosovë dhe ka nga ta që mund të vijnë në atdhe duke kaluar tranzit në Serbi.

Stafi i krizave ndër të tjera do të vlerësojë rikthimin e karantinës për personat që dalin pozitivë ndaj Covid 19.

Reklama