Serbët në Kosovë, festojnë për betejën e humbur kundër otomanëve

Dhjetëra serbë janë mbledhur sot në Gazimestan për të festuar Betejën e humbur të Kosovës më 28 qershor të vitit 1389.

Me parulla nacionaliste si “Kosova është Serbi” dhe parulla tjerë serbëve në Gazimestan nuk ka pasur kush t’iu flasë nga politikanët por vetëm nga kisha serbe.

Të pranishmit në Gazimestan kanë mbajtur në duar flamuj të Serbisë mesjetare, flamuj me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, janë ndezur pishtarë dhe janë kënduar këngë.

Po ashtu është shpalosur edhe një parullë me një baner “Nuk ka ndarje,  Kosova është  pjesë e Serbisë”.

Liturgjitë u udhëhoqen nga metropolitani Amfilohije dhe peshkopi Teodosije, së bashku me priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa të të pranishmëve iu drejtua peshkopi i pensionuar, Atanasije. Ai

Këtë vend e ka quajtur vend të fitoreve duke përmendur edhe betejat tjera si ajo e Koshares dhe Pashtrikut.

Atanasije e ka quajtur NATO-n organizatë terroriste.

“Jemi këtu në vendin e fitoreve dhe kjo nuk është e vetmja, kemi fituar në Koshare dhe në Pashtrik. Kemi fituar kundër NATO-s, kemi fituar ndaj ushtrisë shqiptare dhe UÇK-së. Millosheviq dhe këta që janë tash presidenti Vuqiq që atë kohë ka qenë ministër kanë kapitulluar në Kumanovë. Në Kumanovë u nënshkrua çlirimi i Kosovës . Dhe atë që kanë nënshkruar (rezolutën 1244) NATO nuk e kanë respektuar, vetëm kanë folur. Dëshmi për këtë është se nuk e kanë shpallur agresore NATO-n dhe fuqitë ndërkombëtare terroriste që kanë okupuar Kosovën dhe Metohinë . NATO është organizatë terroriste”, tha Anatasije.

Sipas vlerësimeve të Policisë së Kosovës, në ceremonitë në lokacionin e Gazimestanit morën pjesë 800 deri në 1,000 vetë, kryesisht serbë nga Kosova dhe Serbia, porse ka pasur edhe automjete nga Bosnja dhe Sllovenia.

Askush nga përfaqësuesit e lartë politikë serbë nga Kosova apo Serbia nuk ka qenë i pranishëm.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./KosovaPress/

Reklama