Sekretari Blinken ia ndalon Sali Berishës dhe familjarëve të tij hyrjen në SHBA

Ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, përmes rrjetit social Twitter.

Sipas tij, veprimet e Berishës në korrupsion kanë minuar demokracinë e Shqipërisë dhe ai me familjarët do caktohen si jo të përshtatshëm për hyrje në SHBA.

“Veprat korruptive të ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Unë publikisht jam duke caktuar Berishën dhe familjarët e tij të afërm si të papërshtatshëm për hyrje në SHBA. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit, me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken.

Reklama