SBASHK u bën apel punëtorëve arsimorë që të vaksinohen kundër COVID-19

Sindikata e Bashkimit të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës u bën apel punëtorëve arsimor që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Është shqetësues fakti se deri tani një numër i vogël i punëtorëve arsimore janë vaksinuar dhe prandaj SBASHK i drejtohet gjithë anëtarësisë me apelin që ata të heqin dilemat e hezitimet eventuale dhe të vaksinohen me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe të kontribuojnë në fillimin e mbarë të vitit shkollor në gjithë institucionet arsimore kudo në Kosovë”.

“SBASHK-u kishte kërkuar nga Ministri Vitia që punëtorët arsimor të jenë prioritet për vaksinim dhe tani ju drejtohemi me apelin që të vaksinohen dhe kështu ta mbrojnë veten, familjen, kolegët, nxënësit dhe te kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor në institucione e jo të vijmë në pozitë që të kalohet në versione të tjera të mësimit, që nuk ka qenë dhe nuk është dëshirë e asnjërit nga ne”.

“Kolegë e kolege kudo jeni vaksinohuni se në të kundërtën do të ndjeheni fajtor nëse përkeqësohet situata dhe dëmtohet rrjedha e mbarë e vitit shkollor. Ne kemi dëgjuar vazhdimisht kërkesat tuaja legjitime dhe kemi bërë gjithë të mundurën që t’i realizojmë ato. Jemi të sigurt se edhe ju do ta dëgjoni apelin tonë dhe do të shkoni në qendrat e vaksinimit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Reklama